Ahmeti nga Zhelina: Aleanca Kombëtare, mobilizim kombëtar për shqiptarët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë tubimit që u mbajt sonte në Zhelinë, theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim përbën një mobilizim kombëtar.

Ai tha se janë zhvilluar përpjekje dhe bisedime të shumta për të kuptuar ndryshimet e reja që po ndodhin në mënyrë të fshehtë dhe në prapaskena. Ahmeti njoftoi për bashkëpunimin me disa parti shqiptare për ndërtimin e një fronti evropian dhe shtoi se puna për forcimin dhe organizimin e Aleancës Kombëtare do të vazhdojë.

Gjithashtu, ai përmendi Marrëveshjen e Ohrit, duke theksuar se ajo nuk është dhuratë e ndonjë politikani, por rezultat i përkushtimit dhe sakrificës. Ahmeti tha se Aleanca Kombëtare është një realitet dhe rruga e vetme përpara për shqiptarët