Ahmeti: Nesër është ditë historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti nëpërmjet nje video-mesazhi ka folur për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptarë duke theksuar se 28 janari i vitit 2024 do të jetë ditë historike jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë.

“E nesër vëllezër dhe motra, nesër është ditë historike. Nesër, e diel, më 28 janar të motit 2024, zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar të RMV-së. Kjo ditë është historike sa për shqiptarët, aq edhe për maqedonasit, si dhe për të tjerët sepse po bëhemi shtet dhe shoqëri e barabartë dhe po tejkalojmë të gjitha paragjykimet. Bashkarisht po ndërmarrim përgjegjësinë për ti prirë vendit, krah për krah bashkë për një Maqedoni Europiane”, shtoi Ahmeti.