Ahmeti me mesazh për Tiranën: Shqipëria nuk është pronë e askujt, politika të marrë përgjegjësi!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj protestave dhe tensioneve në Shqipëri, duke kërkuar dialog politik, përmbajtje dhe shmangie të dhunës.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt, por atdheu i të gjithëve. Shqipëria që digjet është Shqipëria e të gjithëve dhe humbja e saj është humbje për secilin prej nesh”, ka deklaruar Ahmeti.

Ai u bëri thirrje partive politike të tejkalojnë interesat partiake dhe të marrin përgjegjësi për stabilitetin e vendit.

Kreu i BDI-së kërkoi nga protestuesit që pakënaqësitë t’i shprehin në mënyrë demokratike, pa dëmtuar pronën dhe bizneset, ndërsa nga policia kërkoi profesionalizëm, paanshmëri dhe respektim të të drejtave të qytetarëve.
Sipas Ahmetit, dialogu dhe përgjegjësia politike janë rruga për tejkalimin e krizës.

Radio Kosova e Lirë