Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar sot se protesta për përkrahjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të mbahet edhe në qytetin e Shkupit më datë 13 dhjetor.
Ahmeti tha se protesta do të nis nga ora 13:00 në sheshin “Skederbeu” në Shkup.
“Më datë 13 dhjetor, me fillim nga ora 13:00 do të protestojmë edhe në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe të tregojmë përkrahje ndaj çlirimtarëve që padrejtësisht po mbahen në burgjet e Hagës. Protesta është planifikuar të mbahet në sheshin “Skenderbeu” në Shkup”, tha Ahmeti.
Ai ftoi shqiptarët që t’i bashkohet kësaj proteste, për siç tha ai, të dëshmohet lufta e pastër për liri dhe pavarësi.
Kujtojmë se Ahmeti ishte pjesëmarrës dhe në dy protestat e mëdha që u organizuan në Prishtinë dhe Tiranë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.




