Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se është mahnitur nga tubimi në Kumanovë.
“Mbrëmë në Kumanovën, e qëndresës dhe krenarisë shqiptare jehoi me zemër fuqia e popullit, e idealit dhe e bashkimit.
Mbrëmë i gjithë populli ishte ngritur në këmbë për të dëshmuar se vullneti i qytetarëve është më i fortë se çdo pengesë.
Tubimi i mbrëmshëm na dha edhe më shumë forcë në misionin tonë, atë të rikthimit të krenarisë kombëtare.”, shkroi Ahmeti. (INA)