Ahmeti: Kandidatura e Bejtës është e gabuar, do të ketë pasoja negative

Screenshot

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në brifingun e sotëm me gazetarët, kandidaturën e Nevzat Bejtës në Gostivar, e quajti “të gabuar”, duke shtuar se, “do të ketë edhe pasoja negative”.

“Për mendimin tim, Nevzat Bejta nuk ka bërë mire, sepse, do të përfundojë keq. Asnjë marrëveshje nuk e shpëton atë. Edhe Sela ka principe dhe nuk do të hyjë në marrëveshje të fshehta. Askush nuk do ta ndihmojë Nevzat Bejtën”, ka deklaruar zoti Ali Ahmeti.