Ahmeti: Kam takat, jam i përgatitur edhe për borë e shi

Shpesh herë, oponentët e Ahmetit e kanë akuzuar këtë të fundit se nuk ka energji dhe “takat” për të udhëhequr proceset vijuese në shtet, duke iu referuar shëndetit të tij dhe moshës.
Ahmeti është përgjigjur duke u rikujtuar oponentëve të tij të kaluarën që e ka pasur në Lëvizje dhe në luftë: “Takati matet me punë, bashkëpunëtorët janë xheloz ndaj meje për punën që e bëj edhe me orar të zgjatur, sepse jam i kalitur në borë, shi dhe në kushte të këqija”, thotë Ahmeti.
Në pyetjen e Gazetës Express se kur mendon Ahmeti që të largohet nga politika, ai përgjigjet: “Nuk dua t’i frikësoj kundërshtarët”, përfundon Ahmeti.