Ahmeti dhe Grubi vizitojnë QIK të Maqedonisë në Tiranë! Origjanski: Nisje fantastike e vitit të ri

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Tiranë ka vizituar Qendrën Kulturore dhe Informative të Maqedonisë në Shqipëri, përcjell TV21. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i këtij institucioni, Zllatko Origjanski, i cili falënderoi Ahmetin dhe të tjerët për vizitën.

“Nisje fantastike e vitit të ri. Në vizitë në qendrën tonë kulturore dhe informative në Tiranë erdhi zotëri Ali Ahmeti, bashkë me zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ndihmësit e tyre, Arbër Ademi dhe Faton Ahmeti. Patëm një bisedë të thellë, të shkëlqyer për shumë tema, përfshi edhe për rrugën tonë drejt BE-së. Faleminderit për vizitën dhe respektin e madh për mua dhe punën time”, ka shkruar Origjanski.