Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, para mbledhjes me Këshillin e Përgjithshëm të partisë, foli për mediat. Komentoi edhe iniciativën për shumicën e re parlamentare dhe rrëzimin e Qeverisë. U pyet nga TV21 se a është duke biseduar me ndonjërën prej partive opozitare, Ahmeti me përgjigje:
“Unë jam në bisedime me të gjitha palët të cilat kanë për orientim qasjen euroatlantike, vizionin evropian, por jo me parti të cilat kanë prioritet filozofinë antiNATO, antiamerikane, antievropiane dhe antishqiptare. Me këto s’kemi asnjë komunikim dhe nuk do të kemi kurrë”, tha Ahmeti.