Ahmedi: Fabio Idrizi dhe Arton Sadiku nuk kanë qenë në protestë

Me kërkesë të avokatit mbrojtës, Asmir Alispahiq, në seancën e sotme gjyqësore për protestat e 26 Shkurtit kundër rastit Monstra, ka dëshmuar edhe organizatori i protestave, Blerim Ahmeti.
Ai ka thënë se gjatë tërë kohës ka qenë në ballë të protestës, por në asnjë moment nuk i ka vërejtur Idrizin dhe Sadikun në protestë, raporton gazeta Lajm.
“Jemi përshëndetur edhe në fillim të protestës gati me të gjithë protestuesit, por Fabion dhe Artonin nuk i kam vërejtur. Edhe gjatë kohës kur kishte incidente isha aty edhe kur u shpernda protesta, nuk i kam vërejtur dy të pandehurit”, tha Ahmedi.
Për shkak të gjendjes shendetesore të pandehurit Fabio Idrizi, seanca është prolonguar për nesër, nese përmirësohet gjendja e tij.