Ahmed Kalaja rrëfen terrorin brenda xhamisë: Akt barbarie! Hyri me thikë dhe goditi besimtarët

Një ngjarje e rëndë barbarie ndodhi pak minuta më parë në xhaminë Dinë Hoxha në kryeqytet. Rudolf Nikolli 34 vjeç nga Burreli, i armatosur me thikë, hyri brenda ambienteve të xhamisë dhe sulmoi 5 besimtarë myslimanë. Ahmed Kalaja, imami i xhamisë ka rrëfyer ngjarjen e rëndë për opinionin publik. Nikolli, pasi ka lënë të plagosur 5 besimtarët myslimanë, ka dalë jashtë xhamisë dhe ka sulmuar me thikë edhe kalimtarë të rastësishëm.

Reagimi i Kalasë:

Selam Alekum, pas drekë nga ora 2 ka ndodhur një akt barbarie pranë xhamisë Dine Hoxha, ku një njeri i armatosur me thikë godet besimtarët brenda xhamisë por nuk mjaftohet por godet dhe njerëzit në rrugë, faleminderit Zotit që personi është arrestuar, dhe besimtarët që kanë reaguar pozitivisht, situata është nën kontroll.