Agresioni rus në Ukrainë prishi planet e Klitschko – ai planifikonte rikthimin në boks

Wladimir Klitschko kishte planifikuar një rikthim në ringun e boksit, por jo gjithçka shkoi sipas planit të tij.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Wladimir Klitschko i dha fund karrierës së tij në vitin 2017.

Ukrainasi po planifikonte një rikthim në ring dhe synonte revanshin me Tyson Fury, por agresioni rus në Ukrainë ia pamundësoi një gjë të tillë.

“Po mendoja t’i bëja një ftesë Tyson Furyt. Meqë ai po planifikon pensionimin dhe ne supozohej ta kishim këtë revansh qysh moti”, ka thënë Klitschko, transmeton lajmi.net.

“Nuk e bëra sepse mendja ishte në një botë krejt tjetër”, shtoi ish-kampioni.

Wladimir Klitschko e mbylli karrierën e tij në boks pas një meçi të jashtëzakonshëm prej 11 raundeve ndaj Anthony Joshua, të cilin e mbyllte me humbje me nokaut.