Agon Amiga ndan pamje nga prapaskenat e klipit me K-Albon

Agon Amiga ka pak kohë që ka paralajmëruar bashkëpunimin e ri me reperin K-Albo (Macho).

“Luja Luja”, titullohet kënga e re e këtyre dy artistëve, e cila do të publikohet së bashku me videoklip.

Me një postim në Instagram, Agoni publikoi disa sekuenca nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit me K-Albon, ndërsa shtoi se kjo këngë publikohet së shpejti.

Kujtojmë se “Push it” mbetet projekti i fundit muzikor nga Agon Amiga, të cilin e solli në bashkëpunim me Mercy.