Agjenti i Antony i kërkon Ajaxit të nisin negociatat me United

Anësori i Ajax Amsterdam, Antony është në listën e dëshirave të Manchester United që prej hapjes së merkatos.

Një lëvizje të tillë e preferon edhe vet lojtari, ndonëse Ajax nuk janë gati të shesin kartonin e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, agjenti i Antony preferon të ketë një lëvizje për klientin e tij, përcjell lajmi.net.

Agjenti dëshiron që Ajax të nis negociatat me Manchester United dhe të arrihet një marrëveshje për brazilianin.

Antony ka punuar me Erik ten Hag sezonet e kaluara dhe pëlqehet shumë nga trajneri aktual i United.