“Agjenda e Gjelbër”, Ahmeti: Matemi me NATO jo me LSDM dhe VMRO

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin “Klan Debat” ka folur edhe për temën e ribrendimit të partisë dhe për agjendën e gjelbër, duke thënë se edhe fuqitë e mëdha kanë dalur me të njejtën agjendë, duke i kushtuar rëndësi të madhe ambientit jetësor.

”Ky ribrendim i joni na dërgon më afër NATO-s sepse edhe NATO doli me agjendë të gjelbër d.m.th i perkushtoi një pasus të tërë agjendës se gjelber, tani edhe G-7 doli pas nesh, d.m.th kuptohet të gjitha këta kanë dalë pas nesh, përderisa NATO doli pas nesh, Edi Rama doli pas nesh, G-7 pas nesh , atëherë ne me nuk matemi me LSDM-në, por me NATO, G-7..”, ka thënë mes tjerash Ahmeti.