Agjencia më e madhe e lajmeve në Bullgari citon gazetën Lajm (Foto)

Agjencia më e madhe e lajmeve në Bullgari, http://www.bgnesagency.com/ ka transmetuar editorialin e botuar në gazetën Lajm me titull “Sa keq që Tirana s’po e përkrah Bullgarinë, kundër ndikimit serb në Maqedoni”.
Duke cituar autorin e kolumnës, Fejzi Hajdari, pronar i gazetës Lajm, Bgnes mes tjerash transmeton se Tirana zyrtare nuk po e bën atë që duhet për të ndihmuar angazhimet e Bullgarisë kundër politikës proserbe dhe pro-jugosllave në Maqedoninë e Veriut.
“Një dritë që shihet në fund të tunelit, është fitorja e Albin Kurtit në Kosovë, që fuqizon “forcat proshqiptare në politikën shqiptare” (frazë pak e çuditshme në lexim të parë, por nëse analizohet pak më mirë, kuptohet esenca).
Nëse kjo fitore reflekton edhe në viset tjera shqiptare, atëherë nuk ka dyshim se shqiptarët do të kapin momentin e volitshëm historik për çlirim përfundimtar nga ndikimi ruso-serb, e që mundëson një perspektivë pozitive”, transmeton agjencia e lajmeve “Bgnes”.