Naqe Çulev i VMRO-DPMNE-së nuk do të jetë edhe gjatë kohë ministër i punëve të brendshme. Brenda disa ditëve ai do të lëshojë këtë post të cilin do ta marrë zëvendësministri aktual Agim Nuhiu, nga radhët e BDI-së.
Nuhiu e merr postin e ministrit me automatizëm pas shpalljes së rezultateve përfundimtare zyrtare nga ana e KSHZ-së. Kjo parashihet me dispozitat ligjore që dolën nga Marrëveshja e Përzhinos para katër viteve për Qeverinë teknike, shkruan Gazeta Lajm.
Sipas këtyre dispozitave, me përfundimin e procesit zgjedhor, ministrit teknik të punëve të brendshme i përfundon mandati dhe postin e merr zëvendës ministri.
Agim Nuhiu rikthehet në këtë post pas tre viteve e gjysmë. Ai ishte gati gjashtë muaj në postin e ministrit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Maqedoni Agim Nuhiu kthehet ministër i punëve të brendshme