Agim Nuhiu, dy herë ministër i MPB-së ”pa muskuj”

Për herë të dytë, Agim Nuhiu ulen në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por edhe kësaj rradhe me kompetenca dhe mandate të kufizuar. Detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme edhe tani do ta ushtrojë deri në formimin e Qeverisë së re. Riemërimi i Agim Nuhiut në krye të MPB-së, erdhi për shkak të obligimeve që dalin nga marrëveshja e Përzhinos, e cila parasheh largimin e Ministrit teknik të punëve të brendshme, pas shpalljes së rrezultateve zyrtare, zëvendës ministrit plotësues dhe ushtrimin e detyrës ministër nga ana e zëvendës ministrit të rregullt deri në votimin e Qeverisë dhe caktimin e ministrit të ri.

MPB

“Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme ministri i deritanishëm për punë të brendshme Naqe Çulev, zyrtarisht ja dorëzoi detyrën e ministrit të punëve të brendshme d-r Agim Nuhiut. Pas pranim dorëzimit të detyrës sot, në përputhje me dispozitat ekzistuese ligjore, Nuhiu, do të udhëheqë me ministrinë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeqësisht deri në zgjedhjen e ministrit të ri të punëve të brendshme”.

Herën në e parë në krye të kësaj ministrie, por edhe atëherë pa kompetenca të plota, Agim Nuhiu u emërua pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, kur ministër teknik deri në atë kohë kishte qenë Oliver Spasovski. Nuhiu herën e parë qëndroi për në këtë ministri për disa muaj, ndërsa me MPB-në udhëhoqi edhe gjatë ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit. Ai në atë kohë ishte cak i akuzave në opinion për shkak të ndërhyrjes së policisë me dy orë vonesë në Kuvend ku deputetët ishin ngujuar dhe sulmuar nga huliganët e dhunshëm. Si atëherë edhe sot, kompetencat e ministrit të përkohshëm të punëve të brendshme janë të kufizuara, teknike dhe vetëm për mbarëvajtjen e punës deri në formimin e Qeverisë teknike. Përveç ministrit Naqe Çulev sot nga posti u largua edhe zëvendës ministrja teknike Sllavjanka Petrovska. /SHENJA/