Agim Nuhiu: BDI-ja nuk ka bërë asnjëherë koalicione formale

Zëvendës ministri i brendshëm, Agim Nuhiu, nuk jep një përgjigje konkrete rreth pyetjes se sa vota të shqiptarëve vlerësojnë se do të shkojnë tek LSDM-ja, duke komentuar rreth koalicioneve, Nuhiu thotë se BDI asnjëherë nuk ka bërë koalicione formale, qoftë me VMRO-DPMNE-në apo me LSDM-në, por se gjithmonë kanë pasur parësor interesin e shqiptarëve. Sidoqoftë, pranon se bashkëqeverisja ka qenë me një klimë më të butë me LSDM-në, por shton se asnjë nuk i ka pritur me krahë hapur.