Agim Ibraimi ftohet te përfaqësuesja e Maqedonisë

Agim Ibraimi nga skuadra e Kukësit dhe Stefan Ashkovski nga Botoshani janë futuar nga trajner i Maqedonisë, Igor Angelovski për sfidat eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, pas maungesë së Triçkovskit, Zajkovit dhe Kostadinovit. Ivan Triçkovski është lënduar, ndërsa Kostadinovi dhe Zajkovi, dolën pozitiv në testet për “Covid 19”.

Mungesa tjetër për Maqedoninë, do të jetë edhe mosardhja e Vlatko Stojanovski, të cilin nuk e lëshon ekipi i tij francez, për shkak të protokolleve shtesë në Francë. Maqedonia do të nis eliminatoret për Botërorin “Katar 2022” në transfertë kundër Rumanisë më 25 mars, para se të përballet me Lihtenshtajnin në Shkup më 28 mars dhe Gjermaninë në Duisburg, më 31 mars.