Ambasadorja amerikane, Angela Ageler, në një intervistë për TV21, tha se është e bindur se po punohet aktivisht për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, të cilat duhet të odblokojnë procesin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Jam 100 për qind e sigurt se po punohet për ndryshimet kushtetuese,” tha Ageler.
TV21: Pra, nuk pajtoheni me ata që thonë se qeveria nuk po ndërmerr asgjë për ndryshimet kushtetuese?
Ageler: Po, nuk besoj…
TV21: Nuk besoni, apo nuk pajtoheni?
Ageler: E di që po punojnë me shumë përkushtim në Bruksel dhe në kryeqytetet tjera evropiane për të gjetur zgjidhje.
Ageler theksoi se procesi është i ndërlikuar, por megjithatë po punohet për fillimin e tij.
“Gjithmonë kam thënë se besoj vërtet që ky shtet duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe që kjo të ndodhë duhet të respektohen proceset. Unë nuk marr pjesë në negociata, por mund t’ju them se po zhvillohen bisedime që po e shtruan rrugën. Më inkurajon fakti që shoh diskutime aktive për fillimin e procesit. Nuk mjafton vetëm një votë për Kushtetutën,” tha Ageler.




