Afrona: Ky është fustani më i bukur që kam veshur ndonjëherë

Për një modele me famë është gjithmonë e arsyeshme të zgjedhë më të bukurën, uniken.

Meqë je në vëmendjen e një numri të madh njerëzish, medeomos duhet të paraqitesh si është më së miri.

E kur bëhet fjalë për ndonjë rast të veçantë, publiku pret mrekulli nga ti, andaj duhet gjesh ‘magjinë’ për ti mahnitur.

Modelja e njohur Afrona Dika konsideron se veshja e saj më e bukur ka qenë ditën e dasmës. Krahas shumë fustaneve të mrekullueshëm që ka veshur ajo zgjodhi pikërisht të bardhin si më të mirin.

Në këtë fustan Afrona me të vërtet dukej magjike si një princeshë përrallash.

“Fustani me i bukur qe e kam pas veshur ndonjehere⭐️❤️🙏🏼”, ka shkruar modelja krahas imazhit me vellon e bardhë.

Kujtojmë se Afrona u martua me këngëtarin e njohur Blero në një ceremoni madhështor me 21 shtator të këtij viti.