Afrona i del në mbrojtje Xhulit: Sa keq që sjam aty se të gjithëve u kisha tregu venin

Afrona Dika ka të preferuarën e saj në “Big Brother VIP Kosova”.

Pas përplasjes së mbrëmshme mes Xhulit dhe Melisës ku kjo e fundit filloi të qajë, Afrona ka reaguar për Xhulin, shkruan lajmi.net.

“Ti nuk e di çfarë do të thotë femër e fortë,” ishin fjalët e Melisës drejtuar Xhulit, ndaj të cilave ka reaguar Afrona.

“Oh zemër sa keq që nuk jam aty, se të gjithëve ju kisha tregu vendin! Turp duhet me ju ardhë për këtë lloj bullizmi! Juliana vazhdo të jesh vetvetja femër e fort, e bukur, modeste dhe mbi të gjitha e zgjuar si femër,” ishin fjalët e Afronës drejtuar Xhulit./Lajmi.net/