Afro 6 mijë rusë të vrarë në gjashtë ditët e para të luftës, thotë Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka folur këtë mëngjes teksa lufta me Rusinë ka hyrë në ditën e shtatë.

Zelensky beson se pothuajse 6 mijë trupa ruse u vranë në gjashtë ditët e para të luftës. Rusia ende nuk i ka konfirmuar këto humbje.

Udhëheqësi ukrainas vazhdoi të këmbënguli se Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë me “bomba, goditje dhe raketa”, të cilat kanë rënë në qytetet e Ukrainës ditët e fundit.

Ai pohoi gjithashtu se Moska “synon të fshijë historinë tonë” pasi memoriali i Holokaustit Babyn Yar në Kiev u godit nga një raketë ruse të martën, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv.