Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, pasi afati po i afrohet fundit.
Sipas KQZ-së, procesi i regjistrimit për votim jashtë Kosovës përfundon më 17 maj, ndërsa deri tani kanë aplikuar afro 100 mijë votues nga diaspora.
“Regjistrohu për votim jashtë Kosovës! Kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë për regjistrim. Deri më tani, kanë aplikuar për regjistrim 98.957 votues nga diaspora”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Gjatë ditës së sotme, KQZ-ja ka hedhur edhe shortin për numrat rendorë të subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit.



