Afrim Gashi u takua me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretar i
Përgjithshëm, Bekim Sali, u takua me Presidentin Shqiptar, Ilir Meta, i
cili po qëndron në një vizitë disaditore në vendin tonë.

Në këtë takim vëllazëror u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe
nevojën e thellimit të tyre në të gjitha planet.

Me këtë rast kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, e njoftoi Presidentin
Meta për kontributin e Alternativës në skenën politike dhe pozicionin e
saj kundrejt detyrimeve integruese, shtetërore dhe shqiptare.

Presidenti Meta e përgëzoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv të
Alternativës dhe uroi që kjo të përkthehet me integrim në BE, por edhe
me suksese të tjera për shtetin dhe për shqiptarët.