Afrim Gashi u takua me bashkëvendasit e tij të Hasanbegut – Gashi: Më 15 korrik do vjen ndryshimi tek shqiptarët

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot fushatën zgjedhore e ka vazhduar nga vendlindja e tij – Hasanbeg të Shkupit, me ç’rast ka takuar aktivistët, simpatizuesit dhe miqtë e tij vendas. Gjatë këtij takimi me bashkëvendasit e tij, Gashi dha mesazh unifikues dhe shpresëdhënës se më 15 korrikut shqiptarët e vendit do e sjellin ndryshimin në vend.
Pas takimit me bashkëvendasit e tij, Gashi vazhdoi me aktivitetet në terren duke vazhduar në qytetin e Tetovës, ku sonte pritet edhe të mbahet konventa promovuese e koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët.