Afrim Gashi mori pjesë në manifestimin ndërkombëtar të mundjes tradicionale në Studeniçan

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se sot ka marrë pjesë në manifestimin ndërkombëtar të mundjes tradicionale që është mbajtur në Qendrën Rekreative Sportive në Studeniçan – Shkup.
“Sot, isha i pranishëm në manifestimin ndërkombëtar të mundjes tradicionale, i cili u mbajt në Qendrën Rekreative Sportive në Studeniçan – Shkup.
Ky aktivitet i pasur me kulturë dhe traditë shekullore dëshmoi edhe një herë se sporti dhe trashëgimia jonë popullore vazhdojnë të jetojnë, duke bashkuar gjenerata dhe komunitete të ndryshme”, ka shkruar Gashi, përcjell alfax.mk