Afrim Gashi garanton ndryshime pozitive për Likovën katër vitet e ardhshme të qeverisjes ASH-Alternativa!

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me kandidatët, Safije Sadiki Shaini dhe Elmi Aziri nga koalicioni AAA-ASH, agjendën e takimeve e vazhduan duke bashkëbiseduar me banorët e komunës së Likovës.
Afrim Gashi garantoi para likovasve se fuqia e koalicionit Alternativa-Aleanca do të sjellë ndryshime pozitive për shqiptarët.
“Është fuqia politike shqiptare, është ky koalicion, është programi jonë që është detajuar se si do t`i bëjmë ndryshimet. Kur do të vijmë pas katër viteve krejt bashkë, ne prap t`ju shikojmë në sy dhe të përballemi me ju duke mos ulur kokën përshkak se nuk ua kam thënë as një premtim bosh e që nuk ka qenë diçka që une nuk besoj” ka thënë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi para qytetarëve.

Kandidatja, Safije Sadiku Shaini pati paraqitje emocionuese deri sa fliste për nënën e saj 71 vjeçare, e cila ende nuk mund të marë shtetësinë e Maqedonisë, sepse konsiderohet “rrezik për shtetin”.
“Nëna ime, 71 vjecare, katër herë ka aplikuar për shtetësinë dhe i është refuzuar, ku sipas tyre paraqet rrezik për shtetin, ashtu siç nuk kanë shtetësi edhe shumë qytetarë të tjerë”, ka thënë ajo para qytetarëve dhe ka vazhduar,
“Në politik u inkuadrova duke parë gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Maqedoni e sidomos në komuën e Likovës dhe Kumanovës. AAA-ASH synon arritjen e zhvillimit të barabartë ekonomik dhe uljen e papunësisë sepse është e dhimbshme ikja e rinisë nga vendi” tha kandidatja për deputete në zonën 2, Safije Sadiku Shaini.

Kandidati, Elmi Aziri tha se programi “Shtet për të gjithë” është sintezë e veprimeve dhe politikave që do të zbatohen nga koalicioni ASH – AAA gjatë qeverisjes 2020 – 2024. “Qëllimini këtij programi është për të ndërtuar shtet ku të gjithë qytetarët do të ndjehen të barabartë para ligjit duke i gëzuar të drejtat dhe mundësitë e barabarta, si dhe duke i shijuar të mirat publike të garantuara me Kushtetutë”, ka thënë kandidati për deputet, Elmi Aziri.

Kandidatët e zonës 2, nga koalicioni AAA-ASH, gjatë fjalimit të tyre iu drejtuan qytetarëve që më 15 korrik ta rrethojnë numrin 5 dhe të sjellim ndryshime.