Afrim Gashi e filloi fushatën me marsh në Kumanovë! (Foto)

Fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 15 Korrikut bartësi i listës zgjedhore të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Afrim Gashi, e filloi sot nga qyteti i Kumanovës.
“Para të pranishmëve, simpatizantëve dhe aktivistëve thashë se gjatë qeverisjes sonë do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit. Pas përfundimit të takimit, e realizuam edhe një marsh në qytet, duke bashkëbiseduar me qytetarët për hallet dhe problemet tona të përbashkëta, të cilat do t’i zgjidhim pas fitores tonë të koalicionit AAA-ASH”, deklaroi Gashi.