Një sulm vetëvrasës me bombë ka ndodhur sot në një xhami në kryeqytetin e provincës veriore të Afganistanit, Kunduz.
Shpërthimi ndodhi gjatë kohës së lutjes së të premtes dhe sipas informacioneve ka shkaktuar 100 viktima. Sulmi ka ndodhur rreth orës 13.30, sipas kohës lokale. Ka pasur një numër të madh njerëzish në momentin e lutjes kur edhe kamikazi ka shpërthyer bombën brenda objektit fetar. Njoftohet se përvec 100 viktimave janë edhe 200 të lënduar. Disa prej tyre janë transferuar në spital.
Forcat talebane të sigurisë e kanë bllokuar zonën për shkak të masave preventive – kanë thënë zyrtarët.
Më herët ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër në Kabull, ku ka shkaktuar vdekjen e 12 njerëzve dhe 32 janë plagosur.
Tani për tani asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.