Afganët e parë në Shkup arrijnë të premten, do të vendosen në hotele

British citizens and dual nationals residing in Afghanistan board a military plane for evacuation from Kabul airport, Afghanistan August 16, 2021, in this handout picture obtained by Reuters on August 17, 2021. LPhot Ben Shread/UK MOD Crown copyright 2021/Handout via REUTERS THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES. FACES BLURRED AT SOURCE

Të premten pritet mbërritja e grupit të parë të shtetasve afganë për të cilët vendi ynë ofroi strehim vullnetarisht. Për transportimin e tyre do të kujdesen SHBA-të dhe organizatat ndërkombëtare tek të cilat këto persona kanë qenë të angazhuar. Me të mbërritur në vendin tonë përgjegjësia për akomodimin, rregullimin e statusit apo edhe risocializimin e tyre kalon tek trupi koordinues i formuar nga Qeveria e Maqedonisë. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili është pjesë e këtij grupi tha për Alsat se shtetasit Afganë tek ne do të qëndrojnë përkohësisht, por çfarë harku kohorë përfshin kjo, nuk e di askush. Akomodimi i tyre do të bëhet nëpër disa hotele në vend.

Vet fakti që ata do të qëndrojnë nëpër hotele tregon se ata do të qëndrojnë këtu përkohësisht, deri sa të rregullojnë dokumentacionin për destinacionin e tyre final, kryesisht Shtete e Bashkuara të Amerikës. Është çështje javësh për shkak se aplikimi për viza është deri në 60 ditë, mirëpo se si do të procesohen më pas dokumentacionet për destinacionin e tyre final nuk mund të them. Janë diku 6 ose 7 hotele me të cilët është arritur marrëveshje, dhe kjo marrëveshje është arritur nga organizatat ndërkombëtare ku kanë qenë të angazhuar, pra shpenzimet do te mbulohen prej tyre”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Sot flitet për 50 shtetas afganë më shumë, për dallim nga një ditë më parë, në total 450. Kryeministri Zoran Zaev tha se përveç strehimit dhe kujdesit shëndetësorë, do të bëhet edhe angazhim i tyre shoqëror, për sa kohë që do të qëndrojnë në vendin tonë. Së pari në vend do të mbërrijnë shtetasit afganë për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë verifikimet e nevojshme. Ndërsa për sjelljen e këtyre 450 personave do të realizohen disa fluturime. Nuk hidhet poshtë mundësia që ky numër të rritet në ditët në vazhdim. Nga Komiteti i Helsinkit apeluan deri tek politikanët që të mos përdorin krizën afgane për qëllime të caktuara politike dhe të mos nxisin ndjenja ksenofobe tek qytetarët, tani që vendi është në prag të zgjedhjeve lokale.