Afganaistan, Ghani rizgjidhet president

Rezultatet paraprake të shumëpritura dhe të vonuara të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan u bënë të ditura sot dhe, sipas Komisionit të Pavarur Zgjedhor të vendit, presidenti në detyrë Ashraf Ghani siguroi minimumin e kërkuar prej 50% plus një votë në raundin e parë të zhvilluar më 28 shtator.
Hava Alam Nuristani, kryetare e Komisionit të Pavarur Zgjedhor, tha në një konferencë për shtyp se komisioni është përpjekur shumë për të siguruar ndershmëri dhe transparencë në zgjedhjet e dëmtuara nga parregullsitë dhe pretendimet për mashtrim.

Sipas rezultateve, Ghani mori 50,6 për qind të votave, i ndjekur nga Abdullah Abdullah, me 39,5 për qind dhe udhëheqësi veteran Gulbuddin Hekmatyar me 3,8 për qind të votave.

Ekipi i Abdullahut ka refuzuar rezultatet.