Afërsisht 40 njerëz kanë vdekur në përmbytjet në Japoni

epa08529885 A road is destroyed due the floods near the Kuma river in Ashikita, Kumamoto prefecture, Japan, 06 July 2020. According to latest madia reports, 39 people are feared to have died and at least 11 are still missing due to the floods that hit Kumamoto prefecture on 04 July. EPA-EFE/JIJI PRESS JAPAN OUT EDITORIAL USE ONLY/ NO ARCHIVES

Afërsisht 40 njerëz besohet se kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Japoni.

“Shirat e mëdha shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës gjatë fundjavës, me ç’rast kanë vdekur 21 njerëz. Edhe 18 të tjerë nuk tregojnë shenja jete dhe besohet se kanë vdekur, por vdekja e tyre ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa 13 rezultojnë të humbur”, tha në konferencën e sotme për shtyp sekretari i përgjithshëm i qeverisë Joshihide Suga. Ai tha se rreth 40,000 ushtarë janë përfshirë në operacionet e shpëtimit, ndërsa qendrat e evakuimit janë duke i marrë të gjitha masat për ta parandaluar hyrjen e koronavirusit në to.

Një sasi rekord shiu ra ra të shtunën në mëngjes në prefekturën Kumamoto në ishullin Kiushu, duke përmbytur lumenj dhe zona të ulëta. Bëhet fjalë për katastrofën më të keqe natyrore në Japoni që nga tajfuni Hagibis tetorin e kaluar, me ç’rast kanë vdekur rreth 90 njerëz./MIA