Afërdita publikon foto duke shkëmbyer puthje pasionante me bashkëshortin

Afërdita Dreshaj kujtoi një moment të bukur nga pushimet.

Afërdita Dreshaj ka ndarë me ndjekësit një imazh në rrjete sociale, të realizuar gjatë pushimeve në bregdet, shkruan lajmi.net.

Në atë foto, ajo u shfaq e veshur me rroba banje pranë bashkëshortit, me të cilin po shkëmbente puthje.

“Le të kthehemi”, ishte mbishkrimi që ajo ia la fotos, duke lënë të kuptohet se po i mungojnë shumë ato ditë.

Për ndryshe, Afërdita Dreshaj ka një kohë që nuk ka qenë e angazhuar në profesion.