Afërdita ndan pamje se si ajo dhe Jakub flenë gjumë pas ardhjes në jetë të djalit

Afërdita Dreshaj është bërë nënë për herë të parë në mars të këtij viti (2021), duke sjellë në jetë një djalë, shkruan lajmi.net.

Këtë e bëri të ditur vet ajo duke postuar një fotografi, ku shihet në minutat e parë pas lindjes, bashkë me bashkëshortin dhe foshnjën e tyre.

 

Ndërsa tani që djali i çiftit i ka bërë disa javë jetë, ai po fle me ta në një shtrat dhe këtë e dëshmoi Afërdita përmes një Instastory sot.

Modelja ndau imazhin e ëmbël me ndjekësit e saj ku shihet se Sky Blue fle në mes të çiftit teksa të tre së bashku shijojnë shoqërinë e njëri tjetrit çdo mëngjes.