Afërdita Dreshaj zgjedh Karaibet për pushimet e fundvitit

Afërdita Dreshaj disa ditë më parë zbuloi se ajo do të kaloj ditët e fundit të vitit në një vend ekzotik.

Këngëtarja Afërdita Dreshaj ka zgjedhur të shijojë muajt e fundit të pritjes së ëmbël dhe pushimet e fundvitit në një vend të ngrohtë.

Teksa të gjithë lutemi të bjerë qoftë edhe pak dëborë, Afërdita i ka thënë “mirupafshim” të ftohtit dhe ka udhëtuar së bashku me partnerin dhe motrën e saj Jehonën, drejt ishullit St Barth në Karaibe.

Menjëherë sapo ka mbërritur, këngëtarja s’i ka rezistuar dot tundimit për të ndarë foto e video nga pushimet e tyre, duke na kënaqur sytë edhe ne të tjerëve./Lajmi.net/