Afërdita Dreshaj tregon reagimin e bashkëshortit pasi mori vesh se do të bëhet baba

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl do të bëhen së shpejti prindër, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ata madje e kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës dhe do të bëhen me djalë.

Duke qenë se tani po është më elirë, modelja ka vendosur t’ua kushtojë pak kohë fansave.

Afërdita u është përgjigjur disa prej pyetjeve dhe njëra prej tyre ishte se si reagoi bashkëshorti kur i tregoi se po bëhet baba.

Ajo thotë se Jakub nuk besonte testin që ajo ia ka treguar dhe thoshte se këtë do ta besoj vetëm nëse i thotë mjeku se është e vërtetë.

E pyetur nëse ishte shtatzëni e planifikuar apo jo, Afërdita ka treguar se gjithçka ka qenë e planifikuar dhe janë gëzuar shumë./Lajmi.net/