Afera me pasaportat, s’ka hetime mbi “sabotimin e aksionit policorë”

Tani për tani, prokuroria nuk heton nëse persona nga Ministria e Brendshme e kanë rrezikuar hetimin e rastit “Sozia”. Aferën me pasaportat, në vend të organeve hetuese, së pari e paralajmëroi partia opozitare VMRO DPMNE, ndërsa të nesërmen u prononcuan nga MPB-ja. Prokuroria njoftoi se tani nga Ministria e Brendshme do të kërkojnë prova nëse dhe cilët persona kanë dorëzuar të dhëna nga hetimi aktiv.

Ende nuk është hapur hetim për rastin për të cilin po tregoni interes. Për momentin merremi me kontrollet për të cilat Prokuroria tashmë ka njoftuar se do t’i vërtetojë të gjitha faktet vendimtare në lidhje me lëshimin e paligjshëm të pasaportave”, thonë nga Prokuroria.

Që para një jave, i pari i policisë, Oliver Spasovski tha se do t’i kërkojë prokurorisë të përcaktojë përgjegjësi eventuale. Ministri akuzoi se Ministria e Brendshme është përballur me sabotim nga VMRO DPMNE dhe Hristijan Mickoski. Ndryshe, për veprën penale “sabotim” parashikohet burgim.

Ai i cili gjatë kryerjes së detyrës së tij me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues ose sigurisë së Republikës së Maqedonisë në mënyrë të fshehtë, tinëzare ose në ndonjë mënyrë tjetër, do të shkaktojë dëme të konsiderueshme për ndonjë organ shtetëror, institucion ose personi juridik në të cilin ai punon ose ndonjë organi tjetër shtetëror, institucion ose person juridik do të dënohet me burg të paktën katër vjet”, thuhet në Nenin 315 të Kodit Penal.

Më shumë se 200 të huaj të kërkuar nga Interpol kanë marrë pasaporta maqedonase me identitete të huaja nga njerëzit tanë nga diaspora. Pasaportë maqedonase kanë “Shkaljarski Klan”, klani shqiptar i drogës, mafia italiane dhe turke, si dhe anëtarët e organizatës terroriste ISIS./ALSAT