Ministria e Punëve të Brendshme kujton qytetarët se vlefshmëria e patentave me emrin e vjetër kushtetues, në përputhje me ndryshimin e ligjit për sigurinë në komunikacion, është deri më 31 dhjetor 2024. MPB u bën thirrje qytetarëve ta ndërrojnë patentën e tyre deri në skadimin e afatit.
“MPB sot përsëri i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ende kanë patentë me emrin e vjetër kushtetues, ta rinovojnë patentën e tyre deri në skadimin e afatit, për të shmangur krijimin e radhëve të panevojshme. Të gjitha kapacitetet e Ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për të zëvendësuar patentat e tyre brenda afatit të rregullt deri më 31.12.2024, pa asnjë vonesë dhe pa radhë”, tha Goce Andrrevski, MPB.
(pamje arkiv patent shoferi)