Afan Elezi, deputeti i ardhshëm në Kuvendin e Maqedonisë që shquhet për moral dhe profesionalizëm

Për 32 vite jetë, 16 vite marrëdhënie pune në dhjetra lokale, qindra miq dhe mijëra njerëz njoha.
Ajo që e bën të veçantë Afanin, në takim të parë nuk e fsheh dëshirën për ndryshime dhe mirëqenie në vend. Unë këtë e vërejta prej para 4-5 viteve kur u njoftuam për organizim të protestave kundër rregjimit të atëhershëm Vmro-Bdi.
Rruga na bashkoj në lëvizjen Besa në atë kohë, pastaj u renditëm për të njejtin ideal, në Alternativa, nga që ishim besnik ndaj njëri tjetrit dhe idealit tonë.
Siç ceka më parë, njoha mijëra njerëz, po Afani është ndryshe. Edhe se më i ri prej meje, ai dallohet nga intelegjenca dhe pregaditja profesionale, morali dhe besimi.
Besoj thellë që flaka në mbrendinë tënde për drejtësi dhe barazi nuk do të shuhet kurrë.
Nga 16 Korriku ti legjitimohesh që kërkesat tona idealista t’i artikulosh në Kuvend.
Suksese. (Ismail Mislimi)