Aeroplani ushtarak amerikan F-35 bën ulje emergjente, dyshohet se u dëmtua nga zjarri iranian

Një avion luftarak amerikan F-35 bëri ulje emergjente në një bazë ajrore amerikane në Lindjen e Mesme, pasi u godit nga ajo që besohet të ketë qenë zjarr iranian, kanë thënë dy burimeve të njohura me çështjen, raporton CNN.

Kapiteni Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së, tha se avioni “i padukshëm” i gjeneratës së pestë  po “fluturonte në një mision luftarak mbi Iran” kur u detyrua të bënte një ulje emergjente. Hawkins tha se avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe incidenti po hetohet.

“Avioni u ul në mënyrë të sigurt, dhe piloti është në gjendje stabile”, shtoi Hawkins. “Ky incident po hetohet”.

Nëse konfirmohet, atëherë do të ishte hera e parë që Irani ka goditur një avion amerikan në luftën e nisur në fund të shkurtit. Si SHBA ashtu edhe Izraeli po përdorin F-35 në këtë konflikt; avion që kushton mbi 100 milionë dollarë.

Ulja emergjente vjen ndërkohë që zyrtarë të lartë amerikanë vazhdojnë të pretendojnë sukses të gjerë në fushatën kundër Iranit. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha të enjten në mëngjes se SHBA-ja “po fiton në mënyrë vendimtare” dhe se mbrojtja ajrore e Iranit është “sheshuar”.