Aeroplanët izraelitë kanë gjuajtur raketa në afërsi të Palmiras në Siri

Forcat kundër ajrore siriane mbrëmë kanë rrëzuar disa raketa të gjuajtura nga aeroplanët izraelitë në afërsi të qytetit të lashtë Palmira.

Televizioni shtetëror sirian njoftoi për sulmin, por nuk theksoi detaje.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, kumtoi se cak i aeroplanëve izraelitë ishin luftëtarët iranianë dhe luftëtarët e mbështetur nga Irani në shkretëtirë, që gjendet në afërsi të Palmiras.

Sipas observatorit me seli në Londër, aeroplanët izraelitë kanë fluturuar mbi Libanin fqinj.

Irani e mbështet presidentin sirian Bashar al Asad dhe dërgoi më shumë se njëmijë njerëz të cilët luftojnë së bashku me ushtarët sirianë në përleshjet, që zgjasin më shumë se nëntë vjet në Siri.