Dhe, Adrola Dushi ka ndarë pamje nga festa të cilën e ka organizuar mbrëmë, shkruan lajmi.net.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka postuar imazhe teksa zbuloi se sot mbush 28 vite.
Ndërkohë, për ditën e saj të veçantë ajo ka zgjedhur një fustan me plot elegancë i cili i ka venë në dukje këmbët e gjata, pjesën e gjoksit dhe pak nga shpina e saj joshëse.
Tutje, dukjen e ka kompletuar me një palë take ngjyrë ari flokët e rregulluara dhe makijazh.
“Është ditëlindja ime”, shkroi në përshkrimin e postimit derisa mori urime të shumta nga miqtë, fansat dhe ndjekësit e saj në këtë rrjet social.
Ndryshe, Adrola Dushi së fundmi është komentuar për një lidhje dashurie mes saj dhe reperit, Capital T megjithatë ajo i ka mohuar.
Kujtojmë se, bukuroshja brune ka një fëmijë nga lidhja e saj në të kaluarën për të cilin thotë se është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë.
		



