Adriatik Kelmendi jep një ‘lajm të trishtueshëm’!

Gazetari Adriatik Kelmendi thotë se muajin janar 48 mijë qytetarë kanë aplikuar për viza pune, kurse në muajin dhjetor ishin 56 mijë.

Sipas tij, janë mbi 100 mijë persona që për dy muaj kanë shprehur vullnetin të largohen nga Kosova, e kjo sipas tij është nja 7% e qytetarëve të Kosovës.

Kelmendi këtë e quan ‘lajm të trishtueshëm’.

Postimi i plotë:

Nëse një gjë do të duhej të na trazonte gjumin natën është se në muajin janar 48 mijë qytetarë kanë aplikuar për viza pune dhe 56 mijë të tjerë në dhjetor.

Pra mbi 100 mijë për vetëm dy muaj.

Kjo i bjen që nja 7 për qind e Kosovës kanë shprehur vullnetin brenda dy muajve ta lëshojnë vendin së paku për një kohë!

Kjo tregon mjerim e pashpresë!

Lajm i trishtueshëm!