Adriana Matoshi tregon se çka i ndodhi natën kur takoi Arjolën në Big Brother Vip

Aktorja dhe deputetja kosovare së fundmi ka folur për jetën e saj profesionale dhe atë private në një nga emisionet shqiptare, shkruan lajmi.net.

 

Adriana muaj më parë ka treguar se i është rikthyer tumori në kokë pas 9 vitesh nga hera e parë, për të cilin edhe u operua.

Por, një detaj po aq i dhimbshëm por edhe interesant është se Adriana ka treguar momentin kur e hetoi se tumori u rikthye.

Adriana tha se kur kishte hyrë në shtëpinë e Big Brother për ta befasuar shoqen e saj Arjola Demirin, ka pasur marramendje.

“Ka qenë dita kur kam hyrë në ‘Big Brother VIP’, për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaj veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor”, tha ajo në emisionin “Goca dhe gra”.

Ndër të tjera deputetja Matoshi tha se nuk donte t’i tregonte askujt për sëmundjen, por pastaj këtë e ktheu në forcë për të tjerët.

“Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, s’ka lidhje as fama, asgjë tjetër”, ka shtuar ndër të tjera ajo.

Ajo po ashtu falenderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje në këtë periudhë kaq të vështirë.