Adriana Matoshi rikthehet në formë pak javë pas operacionit të vështirë

Para nëntë viteve ajo u përballë me tumorin në kokë ku edhe e mposhti atë, shkruan lajmi.net.

 

Por nëntë vite më vonë asaj iu rikthye ajo duke e vënë para një sprove të vështirë.

Ishte pikërisht aktorja që kishte lajmëruar rreth kësaj sëmundje. Ajo morri mbështetje të jashtëzakonshme.

Adriana iu nënshtrua një operacioni në kokë dhe për të dytën herë arriti ta mposhtë sëmundjen. Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka pak javë që i është nënshtruar një operacioni në tru.

Kohëve të fundit ajo është rikthyer në formë duke treguar se e ka marrur tashmë veten.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka shpërndarë disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet me plot stil në një kostum të zi.

Ajo gjithashtu i është rikthyer edhe punëve dhe angazhimeve të shumta./Lajmi.net/