Adriana Matoshi ndan një moment tjetër krah të dashurit, Keith Groeneveld

Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi, po vazhdon të jetë personazh tejet i komentuar në rrjete sociale.

Ajo prej më shumë se një vit po shijon marrëdhënien me futbollistin e artistin afrikan, Keith Groeneveld.

Ky i fundit këto ditë është rikthyer në Kosovë, meqenëse jeton dhe vepron në Belgjikë.

Të njëjtit po kalojnë kohë të bukur bashkë, gjersa nuk mungojnë as postimet e dedikimet ndaj njëri-tjetrit.

Kësaj radhe ka qenë aktorja nga Gjilani, ajo e cila ka ndarë një moment përkrah partnerit të saj me të cilin është mjaft e lumtur.

Reagimet në pjesën e komenteve kanë qenë të shumta, ku u komplimentuan për dukjen elegante por edhe morën disa kritika.

Sidoqoftë, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka theksuar në shumë intervista se ndihet e lumtur që ka në krah një person si Keith pavarësisht paragjykimeve.