Adriana Matoshi ndan me ndjekësit fotografi nga fëmijëria

Ajo është njëra prej aktoreve shqiptare më të dashura për publikun.

Bëhet fjalë për artisten nga Gjilani, Adriana Matoshin, e cila tani për një pjesë njihet edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës.

E njëjta ndiqet nga mbi 100 mijë njerëz vetëm në Instagram, gjersa publikon imazhe e video të ndryshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja kësaj radhe ka hapur arkivat duke sjellë për ndjekësit disa fotografi nga fëmijëria.

Siç shihet, ylli i filmit “Zana” nuk është se ka bërë ndonjë transformim të madh.

Foto: Screenshot/Instagram

Në njërën prej tyre, Matoshi zbulon se ka qenë vetëm 16 vjeçe.

Adriana momentalisht nuk është pjesë e ndonjë projekti, pas largimit nga “Sha je be tu folën”.

Foto: Screenshot/Instagram