Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi së fundi është përfolur për ndarjen me Keith Groeneveld.
E pas ndarjes si duket ajo shpejt e ka marrë veten, shkruan lajmi.net.
Aktorja ka postuar dy “Instastory”, ku shfaqet e disponuar.
Madje ajo ka dhuruar edhe puthje për fansat e saj.
“Nuk më pëlqen vetvetja, po e dua veten”, ka thënë Adriana, ndoshta si një përgjigje për ish të dashurin e saj me prejardhje afrikano belge.
Javën e kaluar ishte pikërisht futbollisti ai që kishte konfirmuar ndarjen nga Adriana dhe ishte lutur që ndarjen ta kalojë sa më lehtë.
Video duket që kjo porosi e ka pasur efektin e vet dhe Adriana duket se ka zgjedhur të relaksohet pas kësaj ndarje.



